Protesta para Qeverisë me moton “Pa drejtësi nuk ka qetësi”


Me moton “Pa drejtësi nuk ka qetësi” po zhvillohet protestë para godinës së Qeverisë. Organizatorë të protestës janë aktivistet Irena Ristiç dhe Meri Nikollova. Protesta u paralajmërua nëpër rrjetet sociale kurse organizatorët kanë kërkuar që asaj t’i bashkohen edhe funksionarë të Qeverisë, përfshirë kryeministrin Zaev i cili dikur ka protestuar bashkë me aktivistët për të kërkuar sundim të së drejtës. Nisma për protestën në fjalë erdhi pas arratisjes dhe ikjes nga organet e rendit dhe të drejtësisë, të ish kryeministrit Gruevski.

Baby Boo