Sot do të vendoset për orën policore për fundjavë dhe për restorantet, epidemia është nën kontroll


Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sot do të debatojë për atë se sa do të zgjasë ora policore gjatë fundjavës dhe festës të hënën, si dhe për hapjen e objekteve hotelerike. Edhe krahas rritjes së vogël të rasteve, epideMEDIAL është nën kontroll, tha dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

EpideMEDIAL është nën kontroll. Numri i rasteve aktive është i qëndrueshëm, një pjesë e madhe e rasteve të konfirmuara janë nga vatra tashmë të njohura, ndërsa një pjesë e të infektuarve janë infektuar gjatë grupimit në tubime private, theksoi dje Filipçe.

“E paralajmëruam hapjen e objekteve hotelierike këtë javë, por gjatë diskutimit i kemi pasur parasysh edhe festat e ardhshme gjatë fundjavës, kështu që gjatë ditës së nesërme do ta dimë vendimin përfundimtar sipas rekomandimeve të ekspertëve”, theksoi dje Filipçe.

Theksoi se duhet të gjithë t’i respektojmë masat për çrrënjosjen e përhapjes së koronavirusit dhe se duhet të mësohemi që të jetojmë me virusin. Konstatimi i përbashkët i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, siç tha ministri, është se edhe krahas numrit të rritur të rasteve të reja të diagnostikuara gjatë ditëve të kaluara – epideMEDIAL është nën kontroll.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 22 raste të reja të Kovid-19 prej 533 testimeve, në mesin e të cilëve 203 në kuadër të skriningut në kopshtet në Shkup dhe në Veles. Janë regjistruar 50 pacientë të shëruar, përderisa dy pacientë ndërruan jetë.

Baby Boo