Haiti kërkon trupa të huaja pas vr*asjes së presidentit

Haiti's President Jovenel Moise speaks with Reuters, in Port-au-Prince, Haiti November 15, 2019. Picture taken November 15, 2019. REUTERS/Jeanty Junior Augustin REFILE - CORRECTING DATE

Vr*asja e presidentit të Haitit shkaktoi trazira civile në këtë vend. Haiti kërkoi trupa të huaja për të mbrojtur infrastrukturën e vendit, pas vr*asjes së presidentit Jovenel Moise.
Qeveria e dërgoi kërkesën te Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara, por SHBA-ja tha se nuk e ka në plan të ofrojë ndihmë ushtarake “në këtë kohë”.
Policia haitiane tha se një grup prej 28 mercenarësh të huaj vr*au presidentin të mërkurën.

Pas një bet*eje me ar*më në kryeqytetin Port-au-Princ, 17 prej tyre u arr*estuan.
Tre të dyshuar u vr8anë nga policia dhe tetë të tjerë ende po kërkohen.
Megjithëse SHBA-ja nuk do të ofrojë trupa, ajo tha se do të dërgojë zyrtarë të FBI-së dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Haiti, për të ndihmuar në he*timin e vr*asjes.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të duhet të miratojë çdo plan për dërgimin e trupave ndërkombëtare nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara.
Vra*sja shkaktoi trazira civile në Haiti – vendin më të varfër në dy Amerikat.
Atje është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme, por nuk është e qartë se kush është përgjegjës efektiv i Qeverisë së vendit.

Po ashtu është e paqartë se cili është motivi i vr*asjes së presidentit Moise.
Moise, 53 vjeç, ka qenë në pushtet qysh në shkurt të vitit 2017, kur paraardhësi i tij, Michel Martelly, ka dhënë dorëheqje.
Moise është përballur me aku. za për korr. upsion dhe është sfiduar nga disa pro*testa anti-qeveritare.
Policia tha se “skuadra vra*sëse” përfshiu shumë shtetas të Kolumbisë.

Baby Boo