Sot do të vendoset për kufizime të reja


Rekord i ri negativ u arrit dje nga statistika e Kovid-19 për 24 orë prej 2445 testeve të bëra, janë regjistruar 535 raste të reja, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Komisioni për sëmundje infektive, sot në mbledhje do të vendosë nëse do të ketë masa të reja restriktive, krahas atyre të propozuara dhe ato që janë në fuqi dhe do të analizohet se çka ishte shkaktar i rritjes së të sapoinfektuarve gjatë ditëve të fundit dhe cila është mënyra transmisionit të virusit. Ministri i Shëndetësisë, në Ditarin në TV Sitel, tha se në mbledhjen do të diskutohet për masat e mundshme të reja, të cilat do të përfshinin restriksione në transportin publik, kufizimi në punën e objekteve hotelierike, subjekteve ekonomike dhe kompanive, dhe gjithkund ku ekziston rrezik. Një pjesë mund të jenë në disa komuna, e disa të vlejnë për tërë shtetin. Do të diskutohet edhe nëse do të kufizohet lëvizja gjatë mbrëmjes, por, personalisht vlerëson se në këtë moment është herët, pasi, siç tha, ka hapësirë që ende të respektohen masat gjatë ditës, që të mos ketë transmetim të madh të virusit.

“Një nga parametrat më të mirë që ndjekim është kapaciteti i spitaleve. Megjithëse ka vende të lira , kapaciteti po plotësohet. Vetëm një ditë më parë kishte shumë pranime. Spitali modular me ekipe shtesë është në funksion. Spitali në Kozle është gjithashtu gati. Sidoqoftë, ne shohim që kapacitetet janë duke u përmbushur dhe në përputhje me rrethanat është e mundur të propozohen kufizime shtesë”, tha ministri i Shëndetësisë.
Dje ai pati takim me drejtorët e institucioneve për të bërë sistem rotacioni të mjekëve specialistë dhe infermierëve të cilët do të punojnë në repartin e modular të disa reparteve të mjekësisë interne.

Për shkak të ngarkesës së shtuar të punës së epidemiologëve në ditët e fundit, statistikat janë vonë dhe publikohen në mbrëmje. Kjo është arsyeja pse studentët e vitit të gjashtë të Fakultetit të Mjekësisë do të angazhohen për të ndihmuar qendrat e shëndetit publik për kryerjen e sondazheve epidemiologjike.
Problemi me pritjet për testimit për rastet e dyshimta dhe simptomatike duhet të tejkalohet me teste të shpejta, në ditët në vijim pritet një donacion prej 7500, dhe ata do të sigurohen me para nga kredia e Bankës Botërore.

Tani për tani, për shkollat ​​nuk mendohet për pushime të hershme të dimrit, sepse numri i fëmijëve të infektuar në kopshte dhe shkolla është i vogël dhe një përqindje e caktuar është në izolim. Por, tha Filipçe, funksionimi i mësimdhënies me prani fizike për një komunë ose rajon të caktuar mund të ndryshohet në përputhje me situatën epidemiologjike.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi dje se komisioni qeveritar që shqyrton kërkesat nga komunat, dha pëlqimin që 13 shkolla fillore të fillojnë mësimin me prani fizike, dhe refuzoi 25. Qeveria në seancën e djeshme miratoi raportin e këtij komisioni.

Baby Boo