Sot do të vendoset për çmimin e energjisë elektrike


Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot duhet të sjell vendim për çmimin e energjisë elektrike, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Ndërkohë në mbledhjen e djeshme përgatitore u prezantuan mekanizmat e jashtëzakonshëm që KRRE-ja për herë të parë do t’i aktivizoj në gjendje krize.

U pritën edhe vërejtjet në formë të shkruar të kompanive energjetike, të cilat do të shqyrtohen në seancë dhe do të sillet vendim.
Çmimi i ri i rrymës për shfrytëzuesit do të vlej në 6 muajt e parë të vitit të ardhshëm. Të gjitha kompanitë energjetike, tashmë kanë kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Baby Boo