Sonte ndizet pema e Vitit të Ri në Shkup


Pema e Vitit të Ri që është vendosur në sheshin “Maqedonia” do të ndizet sonte në ora 19:00, si paralajmërim për festat e Vitit të Ri në Shkup.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, këtë vit ndriçimi i pemës së Krishtlindjes në qendër të qytetit do të jetë simbolik.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve që do të dalin në shesh, të respektojnë masat e rekomanduara kundër Covid-19, të mbajnë maska ​​dhe të mbajnë distancën e përcaktuar.
Në lidhje me: Viti i Ri, deri më 5 dhjetor do të përfundojë zbukurimi i Shkupit

Baby Boo