Kapen duke kaluar ile*galisht kufirin me 36 copë dhi


Dy persona janë ndaluar nga policia teksa po kalonin ile*galisht kufirin nga Serbia në Kosovë, me ç’rast dyshohet se po transportonin edhe 36 copë dhi pa dokumente përkatëse.

“Fsh. Bistricë, Leposaviq 04.08.2021-15:00. Njësiti patrullues ka ndaluar një kamion me të cilin po udhëtonin dy të dyshuar, meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se kishin hyrë kundërligjshëm nga Serbia në Republikën e Kosovë dhe po transportonin 36-copë dhi pa dokumente përkatëse”, thuhet në raportin e policisë. Lidhur me rastin, sipas policisë, është informuar prokurori.

Baby Boo