Sllovenia ia përvesh Serbisë: Nuk ju ftojmë për dreka në Bruksel


Në debatin për projekt- raportin për Serbinë, të cilin deputetëve të Këshillit për Politikë të Jashtme ua paraqiti raportuesi për Serbinë, përfaqësuesi i Liberal demokratëve Ivo Vajgël ka paralajmëruar një numër shtesë të amendamenteve në tekst, shkruan gazeta “blic” e Beogradit.

“Autoritetet serbe duhet at dinë se ne këtu nuk i ftojmë në dreka pa para, por ato duhet t’i harmonizohen me standardet dhe vlerat e BE-së, ka theksuar Vajgël, transmeton Koha.net.

Ai ka porositur se ka shumë fusha ku ky harmonizim nuk po bëhet “Ato janë mediet, drejtësia , lufta kundër krimit të organizuar”, ka thënë Vajgël. Ai ka theksuar se problem serioz i Serbisë është edhe fakti se nga 2012 atje janë bërë 81 vrasje mafioze nga të cilat vetëm gashtë janë zbardhur.

Ivo Vajgël ka vlerësuar se Serbia ka marrëdhënie të tepruara miqësore me Rusinë, ndërsa edhe liria e medieve është një problem i madh.

Baby Boo