Banorët e fshatit Svillare e Poshtme pa ujë dhe pa rrymë, paralajmërojnë protesta!


Banorët e komunës së Sarajit, konkretisht fshati Svillare e Poshtme, kanë probleme me rrymën elektrike dhe ujin. Sipas banorëve të fshatit, që kur kanë filluar ndryshimet klimatike rryma elektrike është me reduktime.

“Kemi probleme me rrymën dhe ujin, që kur ka filluar të ftohet koha një ditë kemi rrymë dhe 3 ditë të tjera nuk kemi, më shumë jemi në terr”, tha një banorë i fshatit.

“Po ashtu edhe me ujin, çdo dy ose tre ditë ndalet gjatë gjithë ditës, edhe sot nuk kemi”, shprehet tutje banori.

Problemet e kësaj fushe nuk janë vetëm tani. Fshati Svillare e Poshtme gjithmonë në periudhën e dimrit haset në problemet e njejta, e asnjëherë nuk u krijua zgjidhje për ta. E për këtë banorët paralajmërojnë edhe protesta.

Për problemin në fjalë, Pa Censurë ka pyetu EVN-ën por deri tani nuk kanë kthyer pergjigje.

Baby Boo