SLLAGJANA TASEVA KËRCËNOHET ME PADI PENALE


Në rrjetin social “Facebook”, Sllagjana Taseva profesoreshë universitare dhe përfaqësuesja për Maqedoninë e “Transparency International” bën të ditur se ka pranuar kërcënime nga zv.kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

Sipas saj, Angjushev i ka thënë se do ta çon çështjen deri në fund, dhe se do ta paditë, duke ia kujtuar se është doktori më i ri i shkencave.

Taseva gjithashtu ka shkruar se kërcënim të tillë dhe agresivitet nuk ka përjetuar as në Avganistan ku disa individë të Qeverisë janë lordë ushtarakë.

Ndërsa shprehet e habitur dhe ngre dilemën nëse kjo është Qeveria për të cilën hecëm nëpër rrugë.

Baby Boo