Skriningu me BE-në do të përfundojë verën e ardhshme


Komisari evropian për zgjerim në ditën e dytë të skriningut përgatitor me Maqedoninë, porositi se fillimi i këtij procesi është shenjë për angazhim të fuqishëm të Bashkimit Evropian ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe se pret që kjo fazë të përfundojë deri verën e ardhshme që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet në vjeshtë të vitit 2019. Me këtë edhe zyrtarisht duhet të fillojnë negociatat për anëtarësim me BE-në.

Ndërkaq, theksoi Han, mbetet edhe shumë për reformat deri te ai qëllim, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

“Marrëdhëniet tona kanë hyrë në fazë vendimtare, ky është proces që do t’ju bëjë të aftë t’i zbatoni reformat për një ditë të bëheni anëtare e familjes tonë të madhe evropiane”, tha Han duke shtuar se ky është vetëm fillimi dhe se vijojnë punët e rënda para të gjitha palëve.

Maqedonia dhe Shqipëria në qershor të këtij viti morën datë të kushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kushte e vendosura për të dyja shtetet janë të lidhura me sundimin e të drejtës. Pikërisht sundimi i të drejtës është fusha me të cilën fillojnë negociatat me BE-në, si dhe takimi dyditor përgatitor që u mbajt këtë dy ditë në Bruksel.

Hapja e skriningut me Komisionin Evropian, sipas Hanit, është dëshmi për angazhimin e BE-së ndaj këtyre dy vendeve, me këtë që edhe krahas kushtëzimit të fillimit të negociatave, Komisioni Evropian “nuk humb kohë”. Vendet e tjera kandidate deri më tani nuk i kanë filluar takimet përgatitore para se të marrin dritë të gjelbër për negociata.

Faza e skriningut zgjat midis një viti dhe një viti e gjysmë para se të fillojë hapja e kapitullit./Pacensure

Baby Boo