Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1188 testime dhe 85 raste të reja të COVID -19 janë regjistruar në: Shkup 32 Kumanovë 9 Dibër 3 Shtip 9 Prilep 1 Tetovë 1 Veles 2 Manastir 4 Kavadarci 6 Gostivar 7 Strumicë 1 Koçani 1 Demir Hisar 1 Vinicë 1 Kërçovë 7

Humbën jetën 4 pacientë, dy pacientë nga Shkupi, një pacient nga Dibra dhe një pacient nga Shtipi.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 45 pacientë të shëruar.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 114.807 teste të COVID -19. Sot nuk ka testime nëpërmjet skriningut.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 11839, numri i pacientëve të shëruar është 7664, numri i atyre që humbën jetën është 527 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3648.

Baby Boo