SKRININGU JAVËN E ARDHSHME HYN NË QEVERI


Procesi i skriningut javën tjetër do të jetë në seancën qeveritare, ka paralajmëruar sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili po ashtu është negociatori kryesor politik në këtë proces. Osmani, në deklaratën e tij të dhënë para nënshkrimi të bashkëpunimin me ambasadorin e Norvegjisë,  tha se në seancën e ardhshme qeveritare do t’i dorëzoj qeverisë plan për miratim. Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se në shtator do të hapet edhe kapitulli i parë, ai 23 që ka të bëjë me sundimin e së drejtës. Tani më ka një kalendar preliminar për punën e kapitujve dhe po puniohet në krijimin e strukturës së shtetit.

 Bujar Osmani, Zv/kryeministër për Çështje Evropian

“Procesi është lansuar në ditën kur zotëri Han ishte në Qeveri dhe besoj se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë ne do të miratojmë planin dhe konceptin e organizimit të shtetit për procesin e skriningut dhe si negociator kryesor politik do t’i propozoj Qeverisë një model edhe eksperiencat e rajonit të cilët janë futur në këtë proces, por edhe momente të reja të cilat i përshtaten rrethanave në Maqedoni”.

Ndërkohë, ambasadori i Norvegjisë, Arne Sanes Bjornstad, ka përshëndetur rezultate e vendit të arritura në rrugën e eurointegrimve si dhe marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO. Ai ka thënë se vendi i tij do të mbështesë Maqedoninë në këtë rrugë, megjithatë punën më të madhe duhet ta bëjë Maqedonia, e cila duhet të tregoj rezultate dhe përparim, mes tjerash, edhe në fushën socioekonomike.

Arne Sanes Bjornstad, Ambasador i Norvegjisë

“Shpresoj se ne do të mund t’ju ndihmojmë që të arrini sukses në këtë proces. Nevojitet fokus në zhvillimin socioekonomik. Njerëzit kanë nevoj të ushqehen dhe për punë dhe kjo vjen me stabilitet politike dhe progres. Ajo që ne mund të bëjnë është pak asistencë por puna më e rëndësishme duhet të bëhet nga Maqedonia, por ne do të donim të ndihmojmë dhe do të ishin të lumtur që ndihmojmë”.

Norvegjia do t’i ofroj vendit ndihmë financiare prej 3 deri në 5 milion euro për implementimin e reformave që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian. Osmani dhe ambasadori norvegjez nënshkruan sot një memorandum për mirëkuptim me të cilin do të ndihmohet realizimi i projekteve që kanë të bëjnë me reformat.

Baby Boo