Kush janë bashkëpunëtoret e tjerë të personave që planifikonin sulme terroriste


Prokuroria Speciale e ka njoftuar Gjykatën Themelore të Prishtinës se tre kosovarët që po mbahen në paraburgim për organizmin e sulmeve terroriste kanë edhe bashkëpunëtorë të tjerë brenda dhe jashtë territorit të Kosovës, të cilët ende nuk janë arrestuar.

Emrat e tyre nuk janë zbuluar, sikurse nuk përmendet me emër as Bujar Behrami, kosovari i arrestuar në Gjermani të njëjtën ditë me Resim Kastratin, Albert Ademajn dhe Leutrim Musliun.

Tre prej tyre dyshohet se kanë edhe bashkëpunëtorë të tjerë në Kosovë dhe jashtë vendit, përveç Bujar Behramit i cili u arrestua të njëjtën ditë me ta në Gjermani, shkruan Gazeta Express.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka zbuluar se autoritetet kosovare janë në dijeni se Kastrati, Ademaj dhe Musliu në vazhdimësi kanë bashkëpunuar edhe me persona të tjerë, ende të pa arrestuar.

Megjithatë, në dokument nuk përmenden me emra asnjë nga bashkëpunëtorët e tjerë të grupit që dyshohet se po organizonin sulme terroriste në vend, të mbetura në tentativë.

Aty nuk përmendet me emër as Bujar Behrami, i arrestuar në Gjermani.

“Ekziston rreziku potencial i përsëritjes së veprave penale, duke marrë për bazë peshën e veprave penale, karakteristikat e tyre personale dhe rrethanat në të cilat të njëjtit kanë vepruar në vazhdimësi edhe me persona të tjerë të dyshuar të cilët ende nuk janë arrestuar, si dhe të njëjtit kanë vepruar edhe me persona jashtë Kosovë, me personin i cili është arrestuar nga autoritetet gjermane”, thuhet ndër tjera në arsyetimin e gjykatës për paraburgosjen e tre të dyshuarve.

“Lënia në liri e të pandehurve do të paraqiste rrezik të madh për jetën e qytetarëve të Kosovës dhe rendin Kushtetues të Kosovës, pasi që me veprimet e të pandehurve shihet dashja dhe vullneti për të ndërmarrë aktiviteteve kriminale, me qëllim të kryerjes së veprave penale”, thuhet në aktvendimin e gjykatës.

Në seancën e caktimit të masës së sigurisë, asnjëri nga tre kosovarët e dyshuar për “përgatitje dhe kryerje të veprave terroriste”, “ndihmë në kryerjen e terrorizmit”, dhe “armëmbajtje pa leje” nuk ka pranuar në gjykatë se kanë kryer veprat penale për të cilat janë kapur të premten e shkuar nga Policia e Kosovës dhe AKI-ja.

22-vjeçari nga Drenasi Leutrim Musliu dhe 26-vjeçari nga Prizreni Resim Kastrati janë deklaruar të pafajshëm, derisa më i rrituri nga ta, 30-vjeçari Albert Ademi, po ashtu, nga Prizreni, është mbrojtur në heshtje

Baby Boo