Ballina Pa Censurë “Skopje East Gate”, prezantohet projekti 350 mln dollarë i qendrës tregtare (VIDEO)

“Skopje East Gate”, prezantohet projekti 350 mln dollarë i qendrës tregtare (VIDEO)


Mbrëmjen e së enjtes në Shkup u prezantua “Skopje East Gate”, projekti i një prej qendrave më moderne dhe të mëdha tregtare të rajonit.

Investimi total për këtë qendër tregtare do të kapë 350 milionë euro. Ambientet e qendrës do të jenë gjigante, ku pjesën më të madhe do ta zënë 250 dyqane. Infrastruktura e “Skopje East Gate”, do të formohet nga 10 blloqe me komplekse rezidencash dhe 5 blloqe me ndërtesa banimi.

Impakti më pozitiv do të jetë ai për punësimin, pasi “Skopje East Gate” do të krijojë 2 mijë vende të reja pune. Samir Mane, presidenti i “Balfin Group” që do të kryejë investimin, thotë se “Skopje East Gate”, do të jetë i pari që do të bashkojë në një të vetëm konceptin e “shopping”, të jetuarit dhe të bërit biznes në një vend të vetëm.

“Skopje East Gate” mendohet të japë një impakit të madh ekonomik për kryeqytetin maqedonas, ndaj në ceremoninë e prezantimit të projekti të “Skopje East Gate”, ishte edhe kryeministri Maqedonas Zoran Zaev. Për kreun e qeverisë, investimi gjigant që do të bëhet do të ketë një rëndësi të madhe jo vetëm për Shkupin, por për të gjithë Maqedoninë.

“Skopje East Gate” planifikohet të ndërtohet në komunën e Gazi Babës në hapsirën e Panairit të Shkupit, në një hapësirë prej 143.000 metrash katrorë, në të cilën do të ngrihen 458.000 metra katror ndërtim.

Punimet do të jenë të ndara në tre faza dhe i gjithë projekti pritet që të përfundojë brenda një periudhe 5-7 vjet. Projekti i “Skopje East Gate”, është zhvilluar nga një prej studiove më të mëdha arkitekturore turke, “Yazgan Design Architecture Inc.”, fituese e një sërë çmimeve ndërkombëtare.

Sipas parashikimeve, “Skopje East Gate”, pritet të vizitohet nga 12 milionë njerëz në vit.

Baby Boo