PAS ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE PRITET TË PUNËSOHEN 250 MJEKË (VIDEO)


Pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, do të punësohen 40 mjekë, kurse në shtator rreth 250 mjekë të rinj do të marrin licencë pune. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se kjo do të jetë një masë operative stimulative që mjekët të qëndrojnë këtu dhe mos të ikin jashtë vendit. Për të njejtët mjek që do të punësohen, Filipçe tha se tashmë është paraparë buxhet për pagat e tyre.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
“Ne po bëjmë çka po mundemi që ta forcojmë sistemin si në blerjen e pajisjeve, të automjeteve, poashtu edhe në punësim të mjekëve dhe motrave medicinale. Vitin e kaluar, një numër i madh i mjekëve dhe motrave dhe personelit në institucionet shëndetësore publike janë punësuar dhe tani do punësohen 40 mjekë në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup, kurse nga shtatori 250 mjekë të rinj që do të fitojnë licencë, do të marrin paga pikërisht në nivel primar të ndihmës së shpejtë, vaksinim dhe për shërbime patronazhe”.

Megjithatë, ende mbetet problematike çështja e mungesës së kuadrove të personelit mjekësor. Më e theksuar ngelet nevoja për gjinekologë. Jo vetëm që ka mungesë, por sipas Filipçes në disa qytete nuk ka aspak gjinekologë amë.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
“Për këtë problem kemi biseduar me shumë institucione ndërkombëtare dhe Bankën Botërore, e cila bënë vlerësim të sistemit të nivelit primar. Në disa qytete përballemi me mungesë serioze, praktikisht nuk ka aspak gjinekolog, pra në Krushevë, Demir Hisar, Makedonski Brod dhe Probishtip dhe për këtë Komisioni i Ministrisë me gjinekolog me përvojë, po bënë rishikim dhe po i viziton gjithë këto vende, për të ju dhënë leje atyre që t’i kthejnë gjinekologët, kurse gjinekologët që punojnë nëpër spitale të mund të bëjnë shërbim si gjinekologë amë”.

Përderisa nga ministria paralajmërojnë punësim të personelit mjekësor, nga ana tjetër shumë mjekë të ri po e lëshojnë vendin për të shkuar në perëndim, pasi siç thonë ata është vështirë për të vazhduar specializim dhe më pas për të gjetë vendin e punës. Por, jo vetëm kaq, mjekët shpeshherë ankohen edhe për paga të ulta.

Baby Boo