Skerdi dhe bashkëshortja e tij infektohen me COVID-19


Këngëtari i njohur shqiptar, Skerdi, së fundmi ka shpalosur të reja nga jeta e tij e përgjithshme. Ai së bashku me bashkëshorten e tij, Vesa, janë infektuar me coronavirus, ndërsa po qëndrojnë të izoluar së bashku.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, teksa shtoi se janë duke u shëruar.

“E di që ju kam premtuar disa projekte të reja, por unë dhe gruaja ime jemi duke u shëruar nga COVID-19”, ka shkruar ai në mbishkrim.

Mes tjerash artisti shtoi: “Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë derisa të mbarojë vetizolimi dhe atëherë, do të ketë shumë këngë të cilat i kam gati për ju. Ai po ashtu falënderoi fansat dhe u bëri thirrje që të kujdesen për shëndetin e tyre gjatë kësaj krize globale.

Baby Boo