Shembet një objekt në Kaçanik, lëndohen dy persona (VIDEO)


Dy persona kanë mbetur të lënduar si shkak i shembjes së një objekti në Kaçanik.Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim në qendrën emergjente në Ferizaj.
“Në ora 13:25 ka ndodhur ky rast i shembjes. Lëndime kanë pësuar 2 persona të cilët pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në Kaçanik të njëjtit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim të mëtejshëm”, ka thënë Veseli.
Policia këtë rast po e trajton si rrezikim i sigurisë në vendin e punës, derisa në vendin e ngjarjes kanë dal edhe inspektorët e punës.“Rasti është cilësuar “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”. Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal edhe inspektorët e punës”, shtoi tutje Veseli.

VIDEO

Baby Boo