Skender Hyseni: Kurti është një manipulues dhe mashtrues gjenial


Ish-koordinatori i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Skender Hyseni ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti që të miratojë Rezolutën për Marrëveshjen e Uashingtonit, që u propozua nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Hyseni tha se refuzimi i kësaj rezolute nga deputetët e VV-së, shpërfaq hapur etablimin dhe konsolidimin e politikës së vetizolimit të kryeministrit Albin Kurti.

“Asgjë më e rrezikshme për Kosovën në stadin e saj aktual të konsolidimit si shtet. Mesazhet krekosëse që Kurti po dërgon qoftë edhe duke refuzuar miratimin e një resolute edhe ashtu jodetyruese për qeverinë, janë të rrezikshme dhe me pasoja. Akti I sotëm politik i Kurtit është shumë më shumë sesa vetem një refuzim”, ka shrkuar ai në një postim në “Facebook”.

Më tutje Hyseni tha se Kurti është manipulues dhe mashtrues gjenial.
“Sot është më e qartë se ndonjherë më parë që Kurti ështe një manipulues dhe mashtrues gjenial, i cili interesin personal dhe ate të vartësve të tij e vë para cdo interesi qytetar e nacional. Ai e di që ajo masë që i shkon mbrapa verbërisht, nuk preokupohet hiq nëse Kurti bënë apo nuk bënë politika në interes të vendit. Këte, Kurti e ka lexuar saktë. Dhe pikërisht këtu konsiston ai gjenialiteti i tij prej manipuluesi dhe mashtruesi. Kostoja e kësaj politike mund te jet rrënuese per vendin dhe të ardhmen tonë kolektive”, ka shkruar më tutje ai.

Baby Boo