EVN: Nuk mund të sanohet problemi me rrymën në Haraçinë derisa pengohen ekipet


Në fshatin Haraçinë, vendasit ua ndalojnë qasjen ekipeve të Elektrodistribuimit dhe i pengojnë gjatë kryerjes së aktiviteteve teknike të përditshme si dhe sanim të defekteve, kështu thuhet në kumtesën e EVN-së.

“Për shkak të shfrytëzimit të vazhdueshëm ilegal të energjisë elektrike nga ana e banorëve, mbingarkohen trafostacionet dhe shkaktohen defekte të mëdha. Gjithashtu janë të evidentuara edhe pajisje të tjera të dëmtuara.
Shumë shpesh ekipet e Elektrodistribuimit ballafaqohen me sulme verbale dhe fizike. Me këtë, në tërësi pamundësohet funkcionimi normal dhe kryerja e punës”, thuhet mes të tjerash.

Ndryshe në kumtesë thuhet se gjatë gjithë kohës përderisa nuk ka kushte për punë dhe funkcionim normal për shkak të arsyeve të lartpërmendura, nuk do të ketë mundësi për sanim të defekteve.

Baby Boo