Skënder Hyseni: Albin Kurti shkaktoi dje dështimin më të madh të Kosovës në diplomaci


Ish-kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Skëndër Hyseni e ka kritikuar paraqitjen e Kurtit dje në bisedimet në Bruksel.

Madje, Hyseni e quan paraqitjen e Kurtit si një nga më të dështuarat në histori të Kosovës.
“Sjellja arrogante dhe pa sens diplomatik e Albin Kurtit në takimin e djeshëm në Bruksel ishte përpjekje e dëshpruar për të minuar dialogun deri në ndërprerje të plotë. Rrjedhimisht, dje, Albin Kurti shkaktoi njërin nga dështimet më të mëdha diplomatike të Republikës së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së saj. Kurti arriti që me sjelljen e tij diletante, krekosjen prej popullisti dhe papërgjegjësine e theksuar, ta dobësonte në masë të madhe pozicionin negociues të Kosovës në vazhdimin e dialogut, i cili, deshi s’deshi Albin Kurti do të vazhdojë.

Kosova në Bruksel dje, bëri saktësisht ate që Vuçiq dhe Serbia preferonin. Kurti shpërfaqi dëshirën e tij pë ruajtje të status-quosë. E asgjë më shumë nuk përputhet me strategjinë afagjate serbe dhe interesat serbe sesa mbajtja pezull, në gjendje të ngrirë e kontesitit Kosovë-Serbi me fajin e Kosovës!
Kjo sjellje e kryeministrit aktual të Kosovës dëmton rëndë interesat afatgjate të vendit. Ai dje tregoi se nuk ka vullnet, guxim dhe as dije të mbrojë interesat fundamentale të vendit. E sot, nuk ka interes më të madh dhe më urghent për Kosovën sesa permbyllja e konfliktit me Serbine me njohje të ndërsjellë.
Mburravecëria para kamerave e tij dje në Bruksel të bënte të mendosh se Kurti po i drejtohej ndonjë tubimi të VV-së diku në ndonjë fshat të Kosovës duke bërë monolog popullist dhe folk-patriotik!
Sidoqoftë, rrethanë e mirë është që jo çdo gjë, që të mos them pak gjë, varet nga Kurti dhe Vuçiqi, të cilët duket kanë të njetin qellim, zvarritjen dhe status-quonë.
Dialogu do të vazhdojë, dhe unë besoj se to të mbyllet shpejt” shkruan Hyseni në reagim.

Baby Boo