Humbin jetën tre gra nga COVID-19


Tre gra kanë humbur jetën për shkak të komplikimeve me coronavirusin në Reparin Infektiv në Shtip.

Zëdhënësja e spitalit Marina Shumanska thotë se dy pacientet janë nga Koçani dhe një nga Dellçeva dhe janë të moshës 49, 61 dhe 81 vjeçe.

Në këtë repart shërohen 54 pacientë dhe ka vetëm një shtrat të lirë. Drejtori i klinikës Alen Gjeorgjijev thotë se janë angazhuar edhe mjekë të tjerë si dhe të gjitha repartet tjera që ju ndihmojnë dy infektologëve dhe personelit mjekësor.

Baby Boo