“S’kemi bukë të hamë, pse duhet të shohim Maluman aq shtrenjtë”, Stresi reagon hapur


rej kohësh është njoftuar se artisti latin, Maluma, do të mbajë një koncert në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Mbrëmja është organizuar nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, gjersa ishte paraparë të vinte në Shqipëri para pandemisë.

Ky duket se nuk u prit edhe aq mirë nga reperi Stresi, i cili kërkoi nga populli ta bojkotonte këtë koncert, sepse sipas tij shqiptarët kanë shumë halle.

Në një shkrim të bërë në rrjete sociale, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) thotë se populli nuk kanë bukë për të ngrënë, ndërkohë që kostoja e këtij eventi ka kaluar 700 mijë euro.

“Populli nuk ka bukë për të ngrënë? Dhe e dini sa ka shkruar kostoja e këtij koncerti? Mbi 700 mijë euro organizim. Bojkotojeni këtë koncert”, tha ai.

Maluma do të performonte në vitin 2020, por shfaqja ishte shtyrë deri në këtë kohë për shkak të situatës së krijuar me COVID-19. Në koncert do të këndojnë edhe artistë të tjerë shqiptarë dhe Elgit Doda është njëri prej tyre.

Stresi është gjithmonë i drejtpërdrejtë me qëndrimet e tij. Ai ka folur shumë hapur në lidhje me atë që mendon për ardhjen e Malumës duke e paralelizuar me situatën ekonomike të popullit./Telegrafi/

Baby Boo