Skandaloze: Shkatërrohen mbi 80 varreza në Llapashticë e Poshtme të Podujevës


Varrezat e fshatit Llapashticë e Poshtme në Podujevë janë dëmtuar pothuajse tërësisht.

Një banor i fshatit, për Indeksonline ka treguar se mbrëmë në orët e vona, persona të panjohur kanë shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të varrezave të fshatit.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi.

Ai ka thënë se janë duke u marr me rastin, pa dhënë detaje nëse ka ndonjë të arrestuar.

“E kemi pranuar informatën për rastin në fjalë. Ekipet përkatëse të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Jemi në proces të hetimit. Janë shkatërruar një pjesë e konsiderueshme e varrezave”, ka thënë Bislimi për Indeksonline.

Baby Boo