Përse e shmangu Erdogan takimin me Presidentin? Reagon për herë të parë Ilir Meta


Presidenti Ilir Meta ka folur sot në “Syri TV” mbi vizitën e Rexhep Tajip Erdogan-it në Shqipëri, duke u shprehur se nuk është i keqardhur apo i fyer për faktin që presidenti turk nuk pati një takim me të.

“Sot ka qenë një ditë shumë e jashtëzakonshme për mua, i angazhuar në shumë aktivitete për të nderuar kujtimin e paharruar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Nuk kam arsye te kem ndonje keqardhje qe nuk kam takuar z.Erdogan. Z.Erdogan ka qene i ftuar i Qeverise dhe eshte sjelle si i ftuar i Qeverise. Uroj te kete kaluar sa me mire ne Shqiperi. Nese do kerkonte nje takim sot do beja nje sforcim per ta takuar sepse kam pasur nje axhende vertet shume te ngarkuar, por nuk ka kerkuar takim. Z.Erdogan nuk ka qene i ftuar nga une. Doja te falenderoja me shume mirenjohje popullin turk per ndihmat bujare qe i kane dhene popullit shqiptar”, tha Meta.

“Nuk e kam pasur asnjëherë këtë shqetësim. Mos u merrni me këtë merruni me inceneratorët. Mund të kishin bërë nja 5 qytete me gjithë ato lekë, për të gjithë ata që kanë humbur shtëpitë. Nuk ndihem i fyer sepse nuk ka qenë i ftuar nga unë, ka qenë i ftuar i qeverisë. Ai ka disa funksione se është edhe kryetar qeverie edhe kryetar partie. Në rast se ju shikoni ndonjë qëndrim të njëanshëm timin në raport me Turqinë më thoni”, u shpreh presidenti.

Baby Boo