Skandaloze, profesori universitar: Liria ka emër, por edhe pushtimi e ka emrin Serbi dhe SHBA


Profesori i Shkencave Kompjuterike në UBT, Ridvan Peshkopia përmes një postimi në facebook ka reagura lidhur me “Marshin për Drejtësi”, që u organizua të dielën në Prishtinë.Por, ajo çka bien në sy është deklarata skandaloze e Peshkopisë. Përmes një artikulli ai ka shkruar se pas Serbisë, Kosova është pushtuar edhe SHBA-ja.

Tutje, ai ka thënë se nuk mund t’i vihet emër lirisë, pa i vendosur pushtimit.

“Liria ka emër por edhe pushtimi ka emër. Pa i vendosur emrin pushtimit, nuk ia vendos dot emrin lirisë. Pushtimi e ka emrin Serbi dhe ShBA, njera pas tjetrës dhe, ndonjëherë, edhe njëkohësisht”, ka shkruar ai.

Ridvan Peshkopia është Lektor i Metodave Kërkimore në Universitetin për Biznes dhe Teknologji Kosovë (UBT). Ai e ka marë doktoraturën në shkenca politike nga Universiteti i Kentakit në ShBA dhe ka qenë studiues post-doktoral në Universitetin Xhorxh Uashington.Të dielën u marshua në Prishtinë, në shenjë solidarizimi në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Baby Boo