Debati për Xhaminë, Ahmet Kalaja: Gold Agës i doket e vogël xhamia: “Veç tish kon ma e madhe”


Para pak ditësh ka filluar puna për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë në afërsi të objektit të Postës dhe Telekomit të Kosovës. Në faqen zyrtare të Bashkësisë Islame të Kosovës në kohën kur ka filluar debati pro dhe kundër ndërtimit të Xhamisë, është publikuar një maket se si do të duket objekti.

Hoxha nga Shqipëria, Ahmed Kalaja, ka uruar kosovarët për fillimin e ndërtimit të një Xhamie të tillë.
“Mashallah e gezofshi kete mrekulli! Qofte burimi qetesise se zemrave edhe shpirtrave i lumturimit i diturise i atdhedashurise e mbi te gjitha nje strehez e re per te fituar kenaqesine e Allahut! Amin!”, ka komentuar Kalaja në fotografinë e publikuar nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Pa komentuar s’ka qëndruar as këngëtari shqiptar me prejardhje nga Lugina e Preshevës, Arian Agushi, duke shprehur dëshirën e tij që objekti të ishte edhe më i madh, shkruan Express.
“Veç ma e madhe tish kon po prap se prap mirë se vjen”, ka shkruar Gold Ag. Derisa sot në Prishtinë, një grup qytetarësh do të protestojnë kundër ndërtimit të Xhamisë.

Baby Boo