SKANDAL/Një portal shantazhon një portal tjetër: “Pronari po i shet vajzat e tij!” (FOTO)


Pronari i portalit OhridSky, Sashe Denesovski nga Ohri, në orët e vona të natës që kaloi, ka denoncuar në polici pronarin e portalit Maktel, Sashe Ivanovski, për disa vepra penale të kryera, shkruan Fakte. Denesovski i ka thënë policisë se pasti kishte refuzuar t’i paguajë 5 mijë euro haraç Ivanovskit, ky i fundit në portalin e tij Maktel ka publikuar fotografitë e vajzave të Denesovskit, duke shkruar se gjoja babai i tyre të njejtat po i shet nëpër hotelet e Ohrit. Ivanovski në “storjen” e tij “ekskluzive” ka shkruar se vajzat nëpërmjet pronarëve të hoteleve të Ohrit, u shesin shërbime seksuale turistëve të huaj.

Denesovski policisë i ka dorëzuar prova materiale, porosi dhe thirrje në celular nga shantazhuesi, si dhe materialet që ai i ka publikuar. Kanë reaguar edhe gazetarë të shumtë duke kërkuar ndërhyrjen e shtetit në shpifjen dhe shantazhet e portaleve që merren me dezinformata.

Baby Boo