Skandal në shkollë, mësuesi 63 vjeç ngacmon nxënësen 11 vjeçe


Një skandal seksual ka ndodhur në një shkollë në Tepelenë.

Mësuesi 63-vjeçar e ka ngacmuar nxënësen 11-vjeçare dhe Policia ia ka vënë prangat.

Babai i vajzës ka bërë denoncimin.

Sipas tij, me mësuesin ishin fqinjë, kishin hyrje dhe dalje familjare, por ai prej 2 vjetësh ia ngacmonte vajzën.

Rasti më i fundit ka qenë ditën e hënë. “Abuzimin e mësuam nga një telefonatë anonime“, ka thënë prindi.

“Ndoqëm rrugën ligjore, do t’i shkojmë deri në fund”.

Baby Boo