Skandal në Maqedoni: Policia e ka rrahur nxënësin dhe e ka detyruar të thotë se ka rënë nga shkallët (VIDEO)


‘E kanë rrahur dhe e kanë detyruar të thotë se ka rënë nga shkallët, polici ka maltretuar një nxënës shkolle që ka dashur të protestojë kundër testimit ekstern”, këto janë pjesë të publikimeve nga ana e avokatit të popullit Ixhet Memeti në debatin e sotëm të organizuar nga NVO Infocentar dhe Komiteti i Helsnikut për të drejtat dhe liritë e njeriut ndaj montorimit të policisë, transmeton Makfax.

Duke treguar edhe fotot dhe materialet si dëshmi ka thënë se ato kanë përfunduar në prokurori por asnjëherë nuk janë procesuar, ai ka përmendur edhe prokuroren Gordana Geshkoska e cilas sipas tij ka refuzuar që të pranojë padinë penale dhe i ka thënë që të mos i hap tema të tilla. Avokati i popullit ka potencuar se edhe kontrolli i brendshëm i MPB-së duhet të reagojë pas ankesave të shumta nga ana e qytetarëve.

 

Baby Boo