Skandal në Maqedoni: Largohet nga puna pas 11 vitesh pune, profesori Shefki Jashari


Profesori Shefki Jashari, i cili për 11 vite ka punuar në gjimnazin “Drita” të Kërçovës si ligjërues i lëndëve të inxhinierisë elektroteknike, thotë se është larguar pa të drejtë nga puna dhe është zëvendësuar me një profesor tjetër, i cili nuk është i fushës. Ai madje këtë e cilëson si hakmarrje politike nga drejtori aktual i Gjimnazit.

Pas 31 gushtit udhëheqësi i ri i shkollës nuk e vazhdoi kontratën dhe ka pranuar njeri tjetër me drejtim të informatikës. Lëndët janë gjitha të profesionit tim, sepse, siç kërkon normativi i shkollës, duhet të jesh me fakultet elektroteknikës dhe jo i informatikës. Ky udhëheqës por edhe udhëheqësi paraprak i shkollës që dha dorëheqje nuk kanë vepruar asnjëherë në bazë të ligjit por në baza partiake”- u shpreh Shefki Jashari ish profesor i Gjimnazit “Drita”-Kërçovë.

Baby Boo