Kryetari Bogovinës, Albon Xhemaili mbërrin në Qeveri


Kryetari i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili, sapo ka mbërritur në Qeveri ku do të takohet me disa nga ministrat e qeverisë për zgjidhjen e çështjes së ujit të pijshëm në fshatin Siniçan.

Xhemaili deklaroi se është ftuar në Qeveri, ndërsa në takim duhet të jenë Ministri i Bujqësisë, Ekologjisë, MPB-së e të tjerë.

Protesta në bjeshkën e Sharrit, për ujin e pijshëm të fshatit Siniçan, vazhdon prej disa ditës  ku nuk është ndërprerë as sot për festën e Kurban Bajramit. Për dallim prej ditëve të tjera, kur situata ishte edhe më e tensionuar mes policisë dhe kreut të komunës Albon Xhemaili, situata ditën e djeshme u paraqit me më e qetë. Banorët e fshatit Siniçan shprehen këmbëngulës për të vazhduar protestën e tyre deri në zgjidhjen e kontestit.

Baby Boo