SKANDAL: FFM kërkon të dhënat personale nga tifo grupi “Ballistët”


Federata e Futbollit në Maqedoni si duket ka marrë kompetenca policore pasi kërkon nga grupi i tifozëve ‘Ballistët’ të dhëna personale për çdo anëtar të tyre, shkruan Fakte. Sipas lajmërimit të këtij grupi, FFM, ka bërë ndryshime kur bëhet fjalë për tifozët shqiptarë nga Tetova, duke u kërkuar paraprakisht për secilin: Emrin, Mbiemrin dhe numrin amëz.

Pritet reagim i organëve të rendit për këtë hap të FFM-së, pasi dihet që ky lloj institucioni sportiv nuk ka të drejtë të ketë numrat amëz të qytetarëve që ndjekin lojë futbolli, pasi kjo është në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ja çka thuhet në postimin e Ballistëve:

“FEDERATË E POSHTËRR !!!
Sapo e shohin mobilizimin tonë, vendosin regulla të reja !
Na kushtëzojnë që deri në ora 14:00’ ti dorzojmë listat me emra/mbiemra dhe numrat amë, qëllimisht që të jemi në numër të vogël !
Ju kishim lutur që të shpejtoni sa më shumë, për të qenë në numër perfekt në Strumicë !
Deri tani jemi 250 Ballistë dhe sigurisht presim edhe dyfish më shumë !
Ju lutemi që secili prej jush të na ndihmoj, që ti merni të dhënat e shokëve dhe ti dërgoni në mesazh me:
Emër/Mbiemër dhe Numrin Amë.

Shpërndajeni postin ta shohin të gjithë …!

Një gjë e dijmë se përsëri do u’a djegim stadiumin, sikur të jemi 300, 500 ose 1000 Ballistë !!!/- thuhet në lajmërimin e tifo grupit ‘Ballistët” nga Tetova.

Baby Boo