U përpunua Ligji për lëndë minerale, Bekteshi: Dëgjuam zërin e qytetarëve


Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria e miratoi edhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndë të para minerale me të cilin sillen më shumë risi.

Parashihet që komunat të kenë mundësi të parashtrojnë kërkesa për fitimin e koncesionit për eksploatim për nevojat e ndërtimit të rrugëve komunale.
Në mënyrë plotësuese me ndryshimet e reja rregullohen arsyet për shkëputje të njëanshme të marrëveshjes për koncesion për eksploatim nga ana e koncesionerit nëse konstatohet një shkelje e rëndë e rregulloreve nga marrëveshja ose e ligjeve që zbatohen në marrëveshje, në rast kur gjatë kryerjes së eksploatimit cenohet interesi publik dhe kur koncesioneri kryen eksploatim jashtë hapësirës në të cilën është dhënë koncesioni me marrëveshje për koncesion.

Ligji ishte në procedurë parlamentare, por ishte tërhequr për përpunim nga ana e Ministrisë së Ekonomisë.
“Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria dëshmojnë se se dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe në këtë mënyrë rrisin kriteret e mënyrës së punës, në veçanti në sektorin e mineraleve me të vetmit qëllim që të mbrojnë ambientin jetësor, por njëkohësisht të mbrojmë edhe buxhetin e shtetit duke punuar apo duke vendosur kritere të koncecionerëve në bazë të së cilës nuk do të dëmtohen as buxheti shtetëror, as mjedisi jetësor. Andaj, të gjithë koncesionerët kanë dorëzuar elaboratet dhe projekte në Ministrinë e Ekonomisë, duhet t’i zbatojnë në përpikmëri nëse ata nuk do të donin të kishin probleme që Ministria dhe Inspektoratet më pas t’i shfuqizojnë mineralet”, tha Bekteshi në paraqitjen para mediave

Baby Boo