SKANDAL: Dy muaj e gjysmë mungojnë barnat në burgun e Idrizovës!


Deri në Pa Censurë të dënuarit kanë denoncuar se në burgun e “Idrizovës” mungojnë barnat për diabetikët për më tepër se dy muaj e gjysë.

“Unë vuaj nga diabeti, barnat “Gluformin” që janë ndër më të përdorurat nga të dënuarit për më shumë se dy muaj mungojnë. Mua mi sjellin nga shtëpia. Shteti jep buxhet për këto barna, pse duhet që t’i sjellim nga shtëpia” thotë i denuarit në burgun e Idrizovës që vuan nga diabeti.

Zv. drejtori i burgut të Idrizovës Femi Jonuzi lidhur me këtë problematikë deklaroi: “Jemi të njoftuar për mungesën e barnave në burg por, që nga 1 Maji ingerencat i janë kaluar shtëpisë së shëndetit ne Shkup”

Pa Censurë tentoi që të merr përgjigje edhe nga Shtëpia e Shëndetit në Shkup, por të njejtën thanë se do të kthejnë pergjigje pasi ta procesojnë pyetjen.

Për mungesën e barnave në burg, kërkohet përgjegjësi… Lajmi në përditësim!

Baby Boo