SHQIPTARI GJENDET I VDEKUR TE VARREZAT NË ITALI (DETAJE)


Një 59-vjeçar shqiptar, është gjetur i pajetë në varreza paraditen e së hënës në Milano.

Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë publik, punonte si mirëmbajtës i varrezave të Cuggiono. 59-vjeçari i cili jetonte prej vitesh në Itali, u gjet i pajetë nga banorët të zonës, të cilët njoftuan ambulancën.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, shqiptari nuk arriti të mbijetonte.

Mediat italiane shkruajnë se ai ishte i njohur në zonë dhe kishte shumë vite që punonte në varreza.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Baby Boo