Skandal: Deputeti shqiptar bojkotoi votimin për komunën e Tuzit


Prej 27 vitesh shqiptarët e Tuzit kërkonin shpalljen komunë, ndaj, për atë që do të jetë një ditë historike, aktivitetet në Tuz kanë nisur që të premten.

Në votim kanë marrë pjesë 42 deputetë, nga 81 që ka Parlamenti, dhe me 42 voto pro Tuzi shpallet Komunë.

Në votim nuk ka marrë pjesë opozita serbe dhe koalicioni “Çelsi”, një formacion me disa parti malazeze, por sipas deputetit shqiptar në Parlamentin malazez, Nik Gjeloshaj ajo që nuk pritej ishte mosmarrja pjesë në votim e deputetit shqiptar, Dritan Abazoviç, që është pjesë e koalicionit “Çelsi”.

Projektligji për Tuzin Komunë është votuar nga Partia Demokracia Sociale e Milo Gjukanoviçit, që ka shumicën në Parlament dhe koalicioni i partive shqiptare “Forca” dhe “Alternativa Shqiptare” e “UDSH”.

Tuzi varej nga Bashkia e Podgoricës dhe, prej më shumë se një çerekshekulli, popullsia shqiptare dhe faktori politik shqiptar në Mal të Zi kërkonin që të ishin një komunë më vete me të drejta të plota. Tashmë pas Ulqinit, Tuzi është komuna e dytë me shumicë shqiptare në territorin e Malit të Zi.

Vitin e kaluar, Parlamenti i Malit të Zi miratoi Ligjin për Organizimin Territorial, me të cilin Tuzi bëhet komunë e pavarur me të drejta të plota vetëqeverisëse./Pacensure

Baby Boo