Tetova në karantinë me 12 raste të reja! Bujqit punojnë në ara por s’dinë a mund t’i shesin produktet (VIDEO)


Në qytetin e Tetovës deri më tani ka 12 raste të reja me Covid 19 nga të cilët dy janë klasterë të rinj. Sipas Naim Skenderit nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë shumica e rasteve janë të grupmoshave të mesme dhe të treta ndërsa nuk mungojnë as rastet e grupmoshave më të reja. Shumica e të infektuarve janë persona që kanë edhe sëmundje shoqëruese, ndërsa nuk mungojë edhe rastet që nuk shfaqin simptome.

“Në qytetin e Tetovës dhe rrethinë deri me tani kemi 12 raste të konfirmuara me Covid 19, shumica e tyre janë nga qyteti i Tetovës , ndërsa rastet e tjera janë kryesisht në komunën e Tearcës dhe më pak raste në Komunën e Bogovinës dhe Bërvenicës. Klasterë të rinj mund të llogariten dy ndërsa rastet tjera janë raste kontakti nga persona të infektuar më parë. Disa nga këta janë me sëmundja bashkëshoqëruese por ka edhe nga ata që nuk kanë sëmundje kronike si dhe ka shumë pacientë që nuk kanë simptome, po normal ka edhe nga ata me simptome si dhe me pasqyrë klinike më të lehtë e disa me më të rëndë”, tha Naim Skenderi QSHP – Tetovë.

Nga dita e djeshme kur ka filluar ora policore deri sot në mëngjesasnjë qytetar i Tetovës nuk e ka thyer orën policore thonë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. Por ora policore në qytetin e Tetovës nuk vlen për bujqit. Ata janë duke punuar në arat e tyre pasi që pranvera është koha e të mbjellave. Brenga e tyre më e madhe është se nuk kanë ku t’i shesin produktet e tyre. Ata thonë se për një person japin leje për 300 kokë bagëtish por një i vetëm nuk mund të përkujdeset për ta.

Bujk: “ Vetëm për një person kemi leje s’japin për më shumë thonë se mund ti bijsh vetëm, se ne kemi edhe dhenë, kur i kishin dhentë në fushë na thonë se për një person mund të ruaj 300 copë, por ai që e ka vendos këtë ligj që një persin të përkujdeset për 300 copë le të vijë vetë të shohë mund ti bëje apo jo. Ne mbytemi tu punuar se dimë a do shiten kurbanet , edhe ëtë çka i kemi mbjellë mund të vije puna ti sheshin as para nuk jep shteti asgjë.”

Bujk: “Pikë pyetej është tregun nuk është i lirë kufijtë janë mbyllur edhe të bllokuar , ne mundin e japim harxhimet i kemi të tepërta që të vijë ai produkt , po nuk e dimë më tutje se çfarë do bëjë qeveria puna e tyre është.”

Deri më tani në qytetin e Tetovës dhe komunave përreth ka 258 të infektuar me Covid 19 dhe 26 raste fatale nga ky virus.

Baby Boo