Skandal/ Abuzohet seksualisht e sëmura mendore, 6 muajshe shtatzënë


Në muajin shkurt emisioni “Boom” ka denoncuar abuzimin seksual të një 30 vjeçareje, të sëmurë mendore, endacake , në qytetin e Kuçovës. Vetëm pak muaj pas këtij paralajmërimi, e reja me inicialet M.G është në muajin e gjashtë të shtatzanisë. Sipas saj ky abuzim ka ndodhur në mënyrë të vazhdueshme, nga njerëz të cilët nuk i njeh.

Edhe pse “Boom” e  referoi rastin në shkurt pranë shërbimit social, por edhe komisariatit të policisë Kuçovë, asnjë masë nuk u mor për strehimin, apo mbrojtjen e saj. 7 muaj më pas, policia nuk jep asnjë informacion për veprimet konkrete të kryera nga ana e saj pas marrjes së sinjalizimit për përdhunimin e të sëmurës mendore që në shkurt.

Sipas Drejtorisë së Shërbimit Social Berat “Shërbimet në qendrat e zhvillimit janë shërbime komunitare që synojnë sigurimin dhe përmirësimin e statusit dhe cilësisë së jetesës së individëve me aftësisë të kufizuar , deri në 21-vjeç.”, duke e quajtur këtë një rast përjashtimor.

Boom kërkoi një takim me ministren e shëndetësisë Ogerta Manastirliu për të negociuar një zgjidhje për strehimin e vajzës në një qendër rezidenciale, por ministrja kërkoi që gazetarët t`i drejtohen zyrës së shtypit .

Abuzimi me persona të pazotë fizikisht apo mendërisht , kur personit të dëmtuar i shkaktohen pasoja të rënda përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga 7 deri në 15 vjet.

Baby Boo