Situata aktuale me koronavirusin / Filipçe në takim me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse


Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur sot në orën 13, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe do të mbajë takim me anëtarët e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, përfaqësues të qendrave për shëndet publik dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Qëllimi i takimit, siç theksohet, është koordinim i përbashkët për veprim në komunat ku janë detektuar si vatra të koronavirusit.

Në takim do të diskutohet për mënyrën dhe efektivitetin e zbatimi të masave aktuale në terren, si dhe organizim dhe zbatim të masave të mundshme shtesë. Analizat dhe konkluzionet nga takimi do të dorëzohen si propozime deri te Qeveria dhe Shtabi i Krizës për konfirmimin e hapave të ardhshëm të veprimit, qëndron në kumtesë.

Baby Boo