Ndodh edhe kjo – shqiptari e keqtrajton gruan gjatë kohës së iftarit: Më ka fyer duke mi marrë enët me ushqim nga tavolina


Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohet raste të dhunës në familjet, ku në shumicën prej tyre viktima janë gratë.

Edhe një grua nga Vushtrria e ka denoncuar dje bashkëshortin e saj në Polici, pasi i njëjti dyshohet se i ka shkaktuar dhunë psikike.

Sipas burimeve të sinjalit viktima ka deklaruar se burri po e keqtrajton vazhdimisht, ku herën e fundit, gjatë natës së mbrëmshme e ka fyer dhe e ka penguar në kohën e iftarit, duke ia marrë enët me ushqim nga tavolina.

Pasi rasti është denoncuar, prokurori ka dhënë urdhër që i dyshuari të intervistohet dhe të vazhdohet me procedurat e tjera.

Baby Boo