Sindikata e Pavarur e Policisë të hënën në protestë për rritjen e pagave


Me bllokim të një pjese të rrugëve dhe bulevardeve në qendër të Shkupit, Sindikata e Pavarur e Policisë të hënën do të kërkojë paga më të larta.

Të pakënaqur nga rritje prej 5% nga shtatori i vitit të ardhshëm, nga Sindikata theksojnë se Qeveria nuk i kupton seriozisht kërkesat e tyre për ndarjen e më shumë mjeteve në buxheti shtetëror për policinë gjyqësore, të burgut dhe policinë e pyjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.’

Gjatë muajve të kaluar, Sindikata e Pavarur e Policisë me protesta kërkoi miratimin e ligjeve për zbatimin e sanksioneve, nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive, punësime të reja dhe uniforma të reja për për policinë.

Baby Boo