​OBSH: COVID-19 ka dalë jashtë kontrollit


Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thotë se sh*përthimi i pan*demisë së COVID-19, vijon të mbetet problem për shkak se në shumicën e vendeve të botës nuk është vënë ende nën kontroll. Teksa ka folur në një konferencë, Tedros u shpreh se deri më tani më shumë se 11.8 milionë raste me kor*onav*irus i janë raportuar agjencisë së shëndetit në OKB, gjysma prej tyre në 6 javët e fundit.

Më tej ai shtoi se pan*demia ka ekspozuar pabarazitë globale dhe kombëtare si në sistemet e shëndetësisë ashtu edhe në shoqëri. E ndërsa në shumë vende ka shpë*rthyer një valë e dytë inf*ektimesh me kor*onavir*us, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është regjistruar një tjetër re*kord i zi. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar më shumë se 65 mijë raste të reja me Covid-19.

Në SHBA numërohen mbi 3.2 milionë të in*fektuar, duke e bërë SHBA-në vendin me numrin më të lartë të rasteve dhe vd*ekjeve. Gjithashtu raportohet se 3 ditët e fundit është rritur edhe numri i vi*ktimave nga kor*onavir*usi. Sipas autoriteteve në 3 ditët e fundit janë raportuar më shumë se 900 vi*ktima. Për këtë situatë nuk duket shumë i shqetësuar presidenti Donald Trump i cili thotë se shifrat janë rezultat i numrit të madh të testimeve që janë bërë.

Ndërsa në kontinentin evropian, maskat dhe frika nga vala e dytë e kor*onavir*usit janë kthyer në kryefjalë. Tani, të gjithë personat mbi moshën gjashtë vjeç në Katalonjë, duhet të mbajnë një maskë në publik pasi rajoni i bëri maskat të detyrueshme jashtë, edhe atje ku distancimi social është i mundur.

Baby Boo