Sinan Vllasaliu i përgjigjet Don Xhonit: Asgjë personale, tekstet janë banale


Këngëtari, Sinan Vllasaliu kishte komentuar dhe vlerësuar tekstet e reperit drenicas, Don Xhon. Pas deklaratave të Vllasaliut pati edhe komente nga reperi Isufi, i cili përmes një video i kishte thënë këtij të fundit të bëj kujdes me hundën.

“Bëj kujdes me hundën, se ti e myt hundën Zotni”, kishte thënë Don Xhoni në videon e tij ‘live’.

Pas këtyre deklaratave së fundi për RTV Ora foli edhe Sinan Vllasaliu.

Ai tha se nuk ka asgjë personale me reperin Don Xhon.

“As nuk e njoh këtë çunin as nuk e di. Kurgjo personale nuk kam. Tekstet janë banale” – tha Sinani

Baby Boo