Labi nuk humb kohë, i del i pari në ndihmë 87 vjeçares që jeton e vetme në Istog


Këngëtari nga Ferizaj Labinot Tahiri jo rrallëherë tregon anën e tij humane, duke iu dalur në ndihmë shumë qytetarëve. Kësaj rradhe ai ka njoftuar se nesër do të vizitojë zonjën e moshuar nga fshati Rakoshë e Istogut e cila jeton e vetme dhe në kushte të rë*nda.
Labi ka njoftuar se ai nesër do të shkojë tek 87 vjeçarja Zojë Haxhiaj për t’i ndihmuar, madje ka ftuar të gjithë të interesurit t’i drejtohen atij nëse duan ta ndihmojnë zonjën e vetme.

“Halla Loqkë nesër do të jem në konakun tënd! Ti e do vetëm sigurinë bukën dhe barnat! Të gjitha moj gjyshe do t’i sugurojmë që nga ky moment” ka shkruar Labi në Facebook.
30 vjet fri*kë, skamje e lodhje nga mosha. Kjo është jeta e 87 vjeçares nga fshati Rakoshë e Istogut. Në jetë nuk pati gati askënd që të kujdeset për të. Po jeton krejt e vetme e pensioni që merr nga shteti mezi arrin shumën 90 euro.
Ato pak të ardhura vështirë i menaxhon. Nuk mund të blejë gati asgjë e kur mbet pa ushqim të vetmen dëshirë e ka që të arrijë të blejë barnat.

https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/posts/4078566955551991

Baby Boo