Simulim i votimit për zgjedhjet lokale, aparatet e identifikimit do t’i kenë të dhënat e votuesve


Në sallën e sportit Boris Trajkovski i bë simulimi për procesin e votimit për zgjedhjet lokale. Për herë të parë votuesit do të identifikohen përmes gjurmëve të gishtërinjve.
Së pari votuesi i dezinfekton duart, e dorëzon letërnjoftimin apo pasaportën anëtarit të këshillit zgjedhor e pastaj heq maskën disa sekonda për tu identifikuar. Pastaj, gishtin tregues e vendos në terminalin për identifikim. Këshilli zgjedhor do të konstatojë se votuesi ka dëshmuar identitetin e tij dhe ka përcaktuar se nuk ka votuar paraprakisht dhe se gjurma e gishtit të tij përputhet me shenjën e gishtit të listës elektronike.

Në monitorin e pajisjes do të shfaqen të dhënat nga lista e zgjedhësve të atij votuesi. Nëse votuesi nuk ka votuar paraprakisht, informacionet shfaqen me ngjyrë të gjelbër. Nëse pajisja nuk mund të gjejë përputhje të gjurmëve të gishtërinjve, sinjalizon me ngjyrë të verdhë. Votuesi pastaj nënshkruhet në listën e zgjedhësve dhe në fund e merr fletën e votimit dhe e kryen obligimin e tij qytetar.

“Shfrytëzimi i sistemeve biometrike të regjistrimit për identifikim u përhap gjerësisht. Qëllimi është të sigurohet barazia e votuesve në bazë të parimit një votues një votë”, tha Admir Shabani, zëdhënës i KShZ-së.
Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevki thotë kjo risi do të parandalojë keqpërdorimin e votës veçanërisht votuesit fantazmë.

“Për momentin në KSHZ po mbushen aparatet me të dhënat nga vendet e votimit. Secili aparat do të ketë të dhënat e vendvotimit dhe të dhënat e njerëzve që duhet të votojnë aty. Votimi do të jetë offline dhe online. Aparati punon edhe me rrymë, ndërsa brenda aparatit ka bateri që zgjasin 12 orë megjithatë edhe mund të mbushen. Nëse ndalet rryma, votimi vazhdon me bateri, kur të vjen rryma përsëri vazhdon të funksionoje me rrymë. Nuk asnjë problem me atë ka ose s’ka interne”, deklaroi Dashtevski.

Për herë të parë në Zgjedhjet Lokale 2021, në procesin e votimit do të përdoren pajisjet për identifikimin biometrik të votuesve. Pajisja lexon gjurmën e gishtit dhe përpiqet të gjejë përputhje me shenjat e gishtërinjve në listën elektronike të zgjedhësve për të gjithë votuesit e regjistruar në atë vendvotim.

Baby Boo