Simboli i diellit ilir, së paku një mijë vjet më i lashtë se “ylli i Kutleshit” sllav dhe i “Verginës” greke


Nga, Abdulla Mehmeti

Si u falsifikua historia, kultura, gjuha (toponimet) e lashta ilire nga grekët dhe sllavët në rajonin e Maqedonisë (Emadhia) Ilire, sidomos në territorret e pushtuara prej tyre nga viti 1913?

1. Qyteti i lashtë Ege (Ajga-Egje) ka qenë njëri nga qytetete më të mëdha dhe më të rëndësishme në periudhën e Mbretërisë së Maqedonisë ilire. Një kohë të gjatë ky qytet ka qenë qendër (kryeqytet) e kësaj mbretërie nën sundimin e mbretit Perdika i Parë (729 – 678 p.e.r.) i dinastisë Argeade, deri te mbreti Arhelaj, i cili për shkak të largësisë nga deti dhe për nevoja tregtie me vendet fqinje, kryeqendrën e kësj mbretërie e ka zhvendosur në qytetin Pella. Sllavët dhe asmanlinjtë e ardhur më vonë, vendbanimin e ngtitur më vonë mbi themelet e këtij qyteti të lashtë e emërtuan KUTLESH, ndërsa grekët e riemërtuan VERGINA (greqisht: Βεργίνα [ver’ʝina]), nga viti 1922, pas Traktatit të Llozanës.

2. Në vitin 1977, arkeologët grekë e zbuluan një varr, i cili mendohet se i takon periudhës së Mbretërisë së Maqedonisë, përkatësisht mbretit Perdika I, ku mes tjerash është gjetur edhe një mburojë me simbolin e YLLIT, simboli i diellit sipas kultit ILIR, të cilin më vonë grekët dhe sllavët e rajonit të Maqedonisë e përdorën si simbol të tyre, duke e vendosur edhe në flamujt e krijuar pas vitit 1977, që dallon vetëm përnga ngjyra e fushës në falmujt ku është vendosur ky SIMBOL i lashtë ILIR, i cili është përdorur nga ilirët vendës dhe dardanët, së paku 1000 vjet para krijimit të Mbretërisë së Maqedonisë. Përveç dhjetëra gjetjeve arkeologjike deri më sot, këtë e dëshmon e përkrenarja me simbolin e DIELLIT (yllit shumëcepësh) е mbretit YLLI – ILLI-ILI, të TROJËS së DARDANISË, në pjesën lindore të Azisë së Vogël, rajoni i Anadollisë në Turqinë e sotme. Ky monument i lashtë i kulturë dardane-trojane (busti me përkrenaren e Mbretit Ylli, aktualisht gjendet në Muzeun e qytetit të Stambollit në Turqi.

Ky simbol aktualisht i takon trashëgimisë kulturore të botës dhe është nën mbrojtje të UNESCO-s.

Sidoqoftë, popullsia me përbërje të përzier e rajonit gjeografik të Maqedonisë, si në rajonin administrativ me këtë emër (Maqedoni) në Republikën e Greqisë, edhe në Republikën e sotme të Maqedonisë Veriore, me apo pa dashje e lidhin të kalurën historike dhe identitetin e tyre të mëhershëm me trashëgiminë kulturore ILIRE-DARDANE dhe me këtë i kthehen identitetit të lashtë të popullsisë autoktore të këtij rajoni.

Në rrethanat e sotme është tepër vështirë të falsifikohen dhe përvetësohen simbolet e popujve të tjerë autoktonë, meqë kjo e vërtetë është paraqitur shumë më herët nga dhjetëra studiues vendës dhe të huaj, të cilët e dëshmojnë padiskutueshëm autoktoninë ilire-dardane-epirote-maqedonase-shqiptare (albane-arbërore) të rajonit gjeografik të Maqedonisë, pavarësisht nga ndarjet e sotme administrative dhe politike.

Shënime plotësuese:

Dardania e Dytë – ose Troja

„Pas mbretit Dardan në fron erdhi djali i tij Erihtoni, dhe pas tij nipi i tij Troji, i cili edhe e ndau Dardaninë në dy pjesë. Pas vdekjes së Trojit, mbret i Dardanisë u bë djali i tij i madh Asaraku, kurse djali i tij i dytë Ylli, Illi ose Ili e mori nën sundim pjesën jugore të saj, e cila si Mbretëri e re sipas ,,The Compendium of Word History” u krijua në vitin 1326 para erës së re (para Krishtit) dhe së pari u quajt Ilion ose Yllion e tek pastaj Troja, gjë për të cilën studiuesi çek Vojtech Zamarovsky, në veprën ,,Bohove a hrdinove sntickych baji (Heronjtë e miteve antike), botuar në Pragë dhe Zagreb, më 1983-85, në faqen 331 sqaron: „Nipi i Dardanit – Troji ishte mbret i Dardanisë, kur ai vdiq mbretëria e tij u nda, dhe në Dardaninë e mbetur sundoi i biri i tij i madh Asaraku, ndërsa Trojën e ndarë e sundoi më i riu Ylli-Illi ose Ili, i cili e themeloi qytetin e ri, Trojën apo Ilionin”. Pra, Troja e themeluar nga Dardania, më vonë ishte definuar vetëm si njëra nga dy pjesët e saj, ajo shtrihej përgjatë Dardaneleve, Portës Dardane (Helespontit) në jugperëndim të Abidosit. Emrat e tyre shpeshherë shkëmbeheshin me tjetri-tjetrin, herë Dardanët quheshin Trojanë, e herë Trojanët quheshin Dardanë, sidomos nga poetët e mëvonshëm romakë, edhe pse ishin i njëjti popull, i të njejtit gjak dhe i të njejtës gjuhë: Dardanët dhe Trojanët.“ (Material i huazuar dhe përshtatur)