Siguron Filipçe që nuk do të ketë masa shtrënguese për fundvit!


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe konsideron se as për shkak të llojit omikron të Kovid-19, e as për çfarëdo lloj lloji tjetër nuk duhet të bëhen restrikcione plotësuese.

“Konsideroj se të gjitha vendet në botë duhet të mësojnë të jetojnë me rregullat e përgjithshme parandaluese dhe rritjen e shkallës së vaksinimit dhe kjo është dalja nga kjo krizë. Nuk mundemi ne për secilin lloj, pa dallim të karakteristikave deri në atë moment derisa nuk e përkeqëson situatën, të vendosim masa restriktive shtesë”, deklaroi Filipçe pas vizitës në Spitalin Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Çair.Sipas tij, vaksinimi i detyrueshëm dhe masat për udhëtim dhe të mos mbushen hapësirat e mbyllura janë të mjaftueshme.

“Jeta gradualisht po normalizohet, diku është normalizuar plotësisht dhe konsideroj se këto masa parandaluese janë më se të mjaftueshme”, deklaroi Filipçe.Ai shtoi se lehtësim për ministrin e ardhshëm të Shëndetësisë është ajo që nuk ka numër të madh të pacientëve në qendrat e kovidit.“Paramendoni të kishte numër të madh të pacientëve dhe qendra të stërngarkuara kovidi. Tani qendrat e kovidit nuk janë të mbushura sepse nuk ka pacientë, nuk ka pranime as në qendrat e kovidit në Shkup, e as përgjatë shtetit. Në një numër të madh të reparteve infektive në praktikë nuk ka të hospitalizuar”, tha Filipçe, duke theksuar se dhjetëra reparte infektive janë të zbrazëta.

Disa nga pacientët të cilët janë diagnostikuar, tha ministri, dërgohen në mjekim shtëpiak sepse kanë pasqyrë më të lehtë klinike.“Situata është kryesisht e qetë, Komisioni për Sëmundje Infektive do ta ndjekë situatën dhe nëse ka nevojë, gjithsesi do të propozohen masa”, tha Filipçe.

Baby Boo