COVID-19 u mori jetën 4 anëtarëve të një familje në Tetovë


Katër anëtarë nga e njëjta familje në Tetovë kanë ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga Kovid19. Nga Qendra për Kovid në Tetovë thonë se tre prej tyre kanë vdekur në kushte shtëpiake ndërsa njëri në spital, megjithëse të gjithë kishin pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Kanë ndërruar jetë në kushte shtëpiake mirëpo të tre me komorbiditet. Pacientja më e re e moshës 36 vjeçare ka qenë me obezitet, sëmundje gjinekologjike dhe sëmundje të tjera të rënda shoqëruese, gjithashtu edhe prindërit i ka pasur me sëmundje të rënda. Prindi ka qenë me kancer në fazën terminale ndërsa e ëma me kardiomiopati. Faktori gjenetik luan rol shumë të madh në këtë betejë”- deklaroi Miranda Pajaziti, Qendra Kovid , Tetovë.

Mjekët e Qendrës për Kovid në Tetovë thonë se të shpeshta janë rastet kur të infektuarit ndërrojnë jetë në kushte shtëpiake. Të shumta janë edhe rastet kur qytetarët trajtohen vetë në shtëpi duke marrë infuzione derisa gjendja e tyre përkeqësohet skajshmërisht.
Nga Klinika për sëmundje infektivë në Shkup thonë se trajtimi I pacientëve të cilët shkojnë shumë vonë në Spital është shumë I vështirë. Rastet e tilla dinë shpesh të përfundojnë tragjikisht.

“Përballemi me pacientë të cilët me të vërtetë kohë shumë të gjatë janë trajtuar në shtëpi ku po organizohen, jepen infuzione të ndryshme për të cilat nuk ekziston asnjëfarë dokumenti se çfarë I është dhënë pacientit, sa I është dhënë madje nuk e dimë as kush e ka dhënë terapinë dhe në këtë mënyrë jo pak pacientëve, më të vërtetë I u është komplikuar gjendja seriozisht për të cilën unë mendoj se nuk do të ndodhte kështu sikur të kishin qenë në kuadër të trajtimit spitalor”. Nëse në përgjithësi trajtimi fillon me vonesë, shanset që dikush të përfundojë me vdekje janë shumë të mëdha”- pohoi Milena Stevanoviq, Drejtore e Klinikës për sëmundje Infektive – Shkup.

Mantel bardhët apelojnë deri te qytetarët që të kenë besim në sistemin shëndetësor dhe menjëherë pasi të vërejnë ndonjë simptomë t’u drejtohen spitaleve me qëllim që trajtimi të kapet nga fillimi I sëmundjes që të mund sa më shpejtë të shërohet.

Ndryshe, Në Klinikën Infektive në Shkup gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar 12 pacientë me Kovid, ndërkaq janë kontrolluar 110 të tjerë. Për momentin në këtë Klinikë të shtruar janë 160 pacientë, 130 prej të cilëve janë në mbështetje të oksigjenit. Në Spitalin e Tetovës për momentin ka të shtruar 108 pacientë, 106 prej tyre me mbështetje të oksigjenit.

Baby Boo