Sigurimi i Mickoskit sulmon një polic jashtë një kafeneje


Sigurimi i liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, Ivica B., në orët e hershme të mëngjesit është përleshur me një koleg polic i cili në atë moment ka qenë në detyrë.

Ivica B. është privuar menjëherë nga liria, ndërsa informacioni ka ardhur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur mbrëmë vonë, në orën 00:40 të mëngjesit, në një objekt hoteliere në zonën e Komunës Qendër, dhe menjëherë kanë intervenuar pjesëtarët e Njësisë për tregti të paligjshme në SPB Shkup.

Baby Boo